A mund ta fitojë Juventusi Ligën e Kampionëve? Përgjigjet Ronaldo

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, gjatë një konference për shtyp ka folur në lidhje me shanset e skuadrës së tij, Juventusit, për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Sport

06/02/2020 14:40

Sipas sulmuesit, ‘’Zonja e Vjetër’’ ka shanse reale për të triumfuar në këtë kompeticion, transmeton lajmi.net.

‘’Është e vëshirë dhe varët nga shumë faktorë, por unë mendoj se kemi mundësi reale për të triumfuar. Kemi lojtarë të mirë dhe mund të shpresojmë’’, deklaroi 35-vjeçari.

Ndër të tjera lojtari foli edhe për karrierën e tij, ku u shpreh se asnjëherë nuk ka menduar se do të bëhej aq i suksesshëm.

I pyetur për golin më të vështirë të shënuar gjatë karrierës së tij, lojtari u përgjigj se ishte ai kundër ekipit të tij të tanishëm, Juventusit.

‘’Është e vështirë ta zgjedhësh një, por goli gërshërë kundër Juventusit ishte më i vështiri’’, përfundoi ai./Lajmi.net/