Ronaldo, lojtari më i shtrenjtë 35-vjeçar
Është publikuar një listë e cila tregon futbollistët më të shtrenjtë mbi moshën 35 vjeç.
Sport
Në këtë listë prin ylli portugez, Cristiano Ronaldo, vlera e të cilit është 75 milionë euro.
Forma e Ronaldos ka qenë e lartë gjatë këtij fillim viti. Lojtari ka shënuar 7 gola në 4 ndeshje të këtij muaji në Serie A me ‘’Zonjën e Vjetër’’, transmeton lajmi.net
Duke e pare vazhdimësinë që ka ruajtur portugezi, është më së e pritshme që ai t’i prijë kësaj liste.
Ish-ylli i Real Madridit ka lënë prapa lojtarë si: Tiago Silva, Chiellini, Handanoviç, Cazorla, Iniesta, Ribery, Ibrahimovic, Juanfran dhe Marcelinho.
Menjëherë pas ceremonies së Topit të artë, CR7 deklaroi se ka ende për të treguar, gjë të cilën e vërtetoi gjatë kësaj periudhe. /Lajmi.net/