Studimi: Mishi i kuq, një ndër shkaktarët e sëmundjeve të zemrës
Të konsumuarit mish të kuq dy herë në javë rritet rreziku i sëmundjes së zemrës dhe vdekjes së hershme, sugjeroi një studim.
Lifestyle
Ata që hanin dy porcione mish të kuq në javë ishin tri herë më të rrezikuar ndaj vdekjes së parakohshme, gjeti studimi i realizuar në 30 mijë njerëz, transmeton lajmi.net.
Po ashtu, zakoni i të ngrënit mish të kuq rriti rrezikun e sëmundjeve në zemër deri në shtatë për qind.
Vetëm mishi i peshkut bënte përjashtim dhe ishte plotësisht i sigurt, sipas studiuesve amerikanë.
Gjetjet vijnë pas një raporti të diskutueshëm të vitit të kaluar, që sugjeronte se lidhja ndërmjet mishit dhe sëmundjeve të zemrës ishte e dobët dhe nuk ekzistonte. /Lajmi.net/