”Penalltitë e Juventusit ishin të pastra”

Ish-trajneri i Romës, Zdenek Zeman shprehet se penaltitë e dhëna për Juventusin ishin të pastra.

Sport

03/02/2020 17:05

Sipas Sport Italia, për çekun, që njihet si trajneri më kundër Juventusit, të dy penalltitë nuk ishin diskutabile, përcjellë lajmi.net

‘’Unë e pashë lojën, të dy penalltitë ishin të rregullta”.

”Arbitrat dhe VAR-i së bashku shikuan dhe vendosën që të akordohej penalltitë në të dy rastet’’, u shpreh trajneri.

Juventus-Fiorentina ishte ndeshja që u komentua më së shumti, jo për shkak të rrjedhës së lojës por për vendimet për të dy penalltitë.

Kujtojmë se loja përfundoi 3-0 për ‘’Zonjën e Vjetër’’, me dy gola nga pika e bardhë që shkaktuan jo pak polemika. /Lajmi.net/