30 vite që nga pajtimi i parë i gjakut në Kosovë

Sot bëhen 30 vite që nga 2 shkurti i 1990-ës, kur familja Boçolli ishte ndër të parat që i priu faljes së gjakut.

Lajme

02/02/2020 16:43

Kjo shkuarje përtej gjakmarrjes do mbështeste Fushatën e Pajtimit të Gjaqeve dhe do të inkurajonte mijëra familje të falnin gjaqe, njofton lajmi.net.

Më 2 shkurt 1990 me nismën e Anton Çetës nisi në Kosovë aksioni atdhetar e humanitar i faljes së gjaqeve që mori përmasa të gjera, duke u përhapur anembanë vendit.

Ky konsiderohet edhe si viti më i organizuar dhe më frytdhënës i kombit shqiptar që hyri në histori si vit i bashkimit e i pajtimit të popullit shqiptar kudo që jetonte, brenda trojeve etnike dhe mërgatë.

Njerëzit në atë kohë në krye me Prof. Anton Çetën, marshonin para qindra ekipe profesorësh, studentësh, aktivistësh, këngëtarësh e poetësh… pajtonin popullin. /Lajmi.net/