Cilat janë simptomat më të shpeshta të periodave?
Tensioni pre-menstrual një ''koleksion'' simptomash emocionale.

Lifestyle
Sindroma pre-menstruale, e quajtur ndryshe edhe tensioni pre-menstrual, është një ”koleksion” i shoqëruar ose jo me simptoma fizike të lidhura me ciklin menstrual të gruas.
Këto shenja janë individuale për çdo grua, këto çrregullime janë kalimtare dhe ciklike, pra që përsëriten çdo muaj, transmeton Living.
Deri në vitin 2015, gratë që vuajnë nga sindromi pre-menstrual, përbënin rreth 5.7 % të popullsisë femërore, ndërsa rreth 80 % kanë përjetuar rreth tre ose katër situata të rëndësishme të simptomave pre-menstruale.
Ndër simptomat fizike të lidhura me ciklin menstrual, përmendim: gjakderdhjen në sasira të ndryshme, dhimbje barku, dhimbje muskujsh dhe kockash, dhimbje koke, dhimbje gjoksi, si edhe aknet ciklike.