ZYRTARE: Leipzig transferon mbrojtësin e Manchester City

Leipzig ka mbyllur marrëveshjen me Manchester City, për mbrojtësin e krahut të majtë.

Sport

31/01/2020 18:20

Leipzig ka arritur të finalizojë një marrëveshje të rëndësishme, pak orë para mbylljes së merkatos së janarit.

Faqja zyrtare e Manchester City njofton për arritjen e marrëveshjes, për huazimin e Angelino, transmeton lajmi.net.

Angelino do të luajë në Bundesliga deri në fund të këtij sezoni, në formë huazimi.

Lojtari ka gjetur hapësira edhe nën urdhrat e Pep Guardiolas për këtë edicion, por sigurisht te Leipzig pritet të ketë më shumë minuta në dispozicion. /Lajmi.net/