‘Kështu vozitet Ferrari’: Videoja e shoferit që po lë “pa frymë” të gjithë
Nico Rosberg, ish-vozitësi gjermano-finlandez i makinave sportive, ka marrë në dorë timonin e modelit sportiv të Ferrari-t, Monza SP1.
Auto & Tek
Ish-shoferi i Formula 1 kohët e fundit bëri një udhëtim në selinë e Ferrari në Maranello dhe pati shans të vozisë Ferrari Monza SP1 për një rrotullim rreth pistës provuese në Fiorano të Italisë, bën të ditur CarBuzz, transmeton lajmi.net.
“Me të vërtetë më pëlqeu të vizitoja Muzeun Ferrari dhe Scuderia Ferrari”, potencoi Rosberg.
“Pastaj , vizitova linjën e prodhimit Ferrari – një përvojë e mahnitshme të shohësh 488 Pista menjëherë nga linja e prodhimit! Më pas, shkova në Fiorano – pista e provës Ferrari – për disa xhiro të jashtëzakonshme”, deklaroi tutje fituesi i njëfishtë i Kampionatit Botëror të Formula 1.
Lansuar më 2018-ën, Monza SP1 fuqizohet nga një motor 6.5-litërsh të tipit V12, derisa është në gjendje të prodhojë 809 kuaj-fuqi.
Prodhuesi italian i makinave ka lansuar vetëm 500 copë nga ky model, derisa çmimi për ta blerë një të tillë është afro 1.6 milion euro. /Lajmi.net/