Grabitje me maska në Prishtinë
Një grabitje e armatosur dhe me maska ka ndodhur dje në Prishtinë.
Lajme
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka treguar se rasti është paraqitur nga ankuesi i gjinisë mashkullore, shkruan lajmi.net.
I njëjti ka pretenduar se një person i maskuar dhe nën kërcënim të armës ia ka grabitur një shumë të parave, nga ku më pas është larguar në drejtim të panjohur.
Nuk raportohet për të lënduar. /Lajmi.net/