Cristiano Ronaldo me një rekord unik jashtë fushës së futbollit

Cristiano Ronaldo është njëri ndër personat më të famshëm në botë pa asnjë dyshim.

Sport

29/01/2020 10:14

Përveç brenda fushës së futbollit, ylli portugez shkëlqen edhe jashtë saj.

34-vjeçari është bërë njeriu i parë që kap shifrën e 200 milionë ndjekësve në rrjetin social Instagram, transmeton lajmi.net.

Ronaldo paguhet 48 milionë dollarë në vit nga postimet që i bën në Instagram.

Lojtari i Juventus njihet për efektin e tij në fushën e modës dhe reklamave të shumta – gjëra që i kanë sjellur fitime të majme.

Njëherish, ai është njeriu më i ndjekur në përgjithësi në rrjetet sociale. /Lajmi.net/