Arsenali pranë finalizimit të përforcimit nga Brazili

Arsenali më në fund do të prezantojë Pablo Mari pasi u arrit marrëveshja me Flamengo për mbrojtësin spanjoll.

Sport

29/01/2020 09:22

Mari fluturoi për në Angli së bashku me drejtorin teknik të Arsenalit Edu të shtunën për t’iu nënshtruar testeve mjekësore por u kthye në Brazil të dielën pasi klubet nuk arritën të bien dakord për kushtet e lëvizjes së tij.

Bisedimet kanë vazhduar, megjithatë, pati një përparim brenda natës me Mari që iu dha leja e Flamengo për t’u rikthyer në Londër për të finalizuar kalimin e tij në Emirates, përcjell lajmi.net.

26-vjeçari do të huazohet deri në fund të sezonit, e cila do të përfshijë një mundësi që Arsenali ta blejë gjatë verës, megjithëse nuk do të përfshihet asnjë klauzolë detyrimi.

Mari luajti për tre sezonte te Manchester City përgjatë viteve 2016-2019. /Lajmi.net/