Kurzawa gjen marrëveshje me Juventus, PSG vazhdon negociatat për De Sciglio – afër shkëmbimi i madh

Juventus dhe Paris Saint Germain janë afër që të finalizojnë shkëmbimin e dy mbrojtësve.

Sport

27/01/2020 18:30

Layvin Kurzawa dhe Mattia De Sciglio janë dy lojtarët për të cilët po diskutohet mes PSG dhe Juventus.

‘L’Equipe’ shkruan se Kurzawa është pajtuar për një kontratë me Juventus, transmeton lajmi.net.

PSG në anën tjetër është duke vazhduar negociatat për një marrëveshje shkëmbimi, e cila do të përfshinte De Sciglion.

Skuadrat po negociojnë për këtë marrëveshje tash e disa javë dhe tashmë duket se finalizimi është shumë afër. /Lajmi.net/