Moses nesër kryen testet mjekësore tek Inter
Victor Moses sipas të gjitha gjasave do të jetë lojtar i Inter.
Sport
Anëtari i Chelsea, i cili këtë sezon ka luajtur me Fenerbahcen si i huazuar, duket se do të ketë një tjetër aventurë në huazim.
Trajneri i ‘Bluve’, Lampard, veçse ka konfirmuar se nigeriani do të huazohet, kurse në Itali raportohet se lojtari nesër do të kryej testet mjekësore tek Inter.
‘Sportitalia’ shkruan se Moses do të jetë nesër në Itali për testet mjekësore, transmeton lajmi.net.
Inter pritet ta marrë lojtarin në formë huazimi, me mundësi blerje në fund të sezonit për 10 milionë euro.
Moses këtë sezon ka regjistraur vetëm shtatë paraqitje me skuadrën e Fenerbahce. /Lajmi.net/