Konfirmon Lampard: Moses do të largohet në formë huazimi
Frank Lampard ka konfirmuar se Victor Moses do të luaj larg ‘Stamford Bridge’ edhe në pjesën e mbetur të sezonit.
Sport
Anësori nigerian ka luajtur si i huazuar te Fenerbahce, ku nuk ka pasur një aventurë aq të mirë, edhe si pasojë e lëndimeve.
Moses së fundmi lidhet me një kalim të mundshëm tek Inter, ku do të ribashkohej me trajnerin Conte, me të cilin punonte te Chelsea.
E gjasat për këtë lëvizje shkojnë në maksimum, pas fjalëve të Lampard, i cili thotë se Moses do të largohet në huazim.
“Moses po kthehet këtu, për të parë një destinacion tjetër. Bisedimet po vazhdojnë” ka thënë Lampard, transmeton lajmi.net.
Ndërkohë, mediet italiane e japin si punë të kryer transferimin e Moses tek Inter, dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi. /Lajmi.net/