E kryer, Interi transferon lojtarin e Chelseat

Interi është pranë zyrtarizimit të blerjes së Victor Moses nga Chelsea.

Sport

20/01/2020 15:18

Zikaltërit prej ditësh janë lidhur me transferimin e nigerianit, por tani pothuajse gjithçka është finalizuar.

Këtë e ka konfirmuar eksperi i transferimeve Fabrizio Romano, përcjell lajmi.net.

”Victor Moses ka rënë dakord për kushtet personale me Interin. Ai është gati të largohet nga Fenerbahçe – Antonio Conte po e pret atë. Huazimi me mundësi blerje do t’i ofrohet Chelseat”.

Kujtojmë se Moses është i huazuar te Fenerbahce, teksa ka punuar dy sezone bashkë me Conten te Blutë. /Lajmi.net/