Moment i sikletshëm, Ronaldo e Dybala ‘puthen’ mes vete

Juventusi shënoi një fitore mjaft të vështirë 2:1 në përballjen ndaj Parmas.

Sport

20/01/2020 11:02

Të dy golat i shënoi ylli portugez Cristiano Ronaldo, i cili arriti në kuotën e 16 golave në Serie A këtë sezon, shkruan lajmi.net.

Në golin e dytë ai u asistua nga Paulo Dybala, me të cilin edhe festoi – por ndodhi një e papritur.

Dyshja u puthen aksidentalisht për pak sekonda gjatë festës, teksa në rrjetet sociale video e mëposhtme është bërë virale. /Lajmi.net/