Sarri ka këto fjalë për Ronaldon

Maurizio Sarri lavdëroi "kampionin" Cristiano Ronaldo pasi dy golëshi i tij çoi Juventusin në një fitore të çmuar në shtëpi 2-1 në Serie A kundër Parma.

Sport

20/01/2020 09:02

Ronaldo shënoi në të dyja pjesët në fitoren e së dielës, duke rritur diferencën në +4 me Interin.

Sarri në anën tjetër është i lumtur me portugezin, i cili vendosi rekorde të reja në koleksionin e tij, përcjell lajmi.net.

“Ne kemi një kampion që ndonjëherë krijon një problem për ju, por zgjidh 100 prej tyre”, i tha ai Sky Sport Italia.

“Pjesa tjetër e ekipit duhet të sillet rreth tij”. /Lajmi.net/