Edhe Dua Lipa pjesë e “Sanremo 2020”

Është konfirmuar se edhe Dua Lipa do të jetë në edicionin e sivjetmë të festivalit "Sanremo".

ShowBiz

15/01/2020 08:01

Gjatë ditës së djeshme u bënë të ditur disa prej emrave pjesëmarrës në festivalin e Sanremos, shkruan lajmi.net.

Mes tyre ishte edhe prezantuesja Alketa Vejsiu, e cila do të prezantojë në të njëjtën skenë me Monica Belluci, Georgina Rodriguez, e shumë të tjera.

Por, përveç saj, mediet italiane njoftojnë se pjesëmarrëse do të jetë edhe Dua Lipa, e cila do të performojë si e ftuar speciale.

Dua pritet të performojë më 7 shkurt në teatrin Ariston në Sanremo.

Festivali i Sanremos do të mbahet nga 4 deri më 8 shkurt, ndërsa kësaj radhe si asnjëherë më parë prezenca e shqiptarëve bën të gjithë krenarë. /Lajmi.net/