Mercedes AMG A45 S transformohet në një “përbindësh”
Mercedes AMG 45 S është një ndër veturat gungaçe më ekzotike të prodhuara ndonjëherë.
Auto & Tek
Makina në fjalë është në gjendje të arrijë 416 kuaj-fuqi, falë motorit 2.0-litërsh me 4 cilindra, transmeton lajmi.net.
Së fundmi, Mercedes, kompani prodhuese makinash, është duke testuar një ngritje të energjisë që do të rrisë prodhimin në 475 kuaj-fuqi të modelit në fjalë.
Nëse kjo nuk është energji e mjaftueshme, akorduesi do të ofrojë gjithashtu përmirësime në 550-600 kuaj-fuqi në tremujorin e parë të vitit 2020.
Kompania tutje ka bërë me dije se makina, me shtesa të integruara, do arrijë të kapë 100 km në orë për vetëm 3.9 sekonda.
Çmimi aktual i modelit standard AMG 45 S sillet rreth 50 mijë eurove. /Lajmi.net/
