Modifikohet Volvo-ja klasike, i dhjetëfishohen kuaj-fuqitë

Volvo Amazon është një veturë e madhësisë mesatare, e prodhuar në mesin e viteve 1956-1970.

Auto & Tek

05/01/2020 17:12

Makina është e influencuar plotësisht nga veturat e tjera amerikane të viteve të 50-a, bënë të ditur CarBuzz, transmeton lajmi.net.

Një automobil i këtillë është modifikuar prej Jeff Allen, pjesë e “The Car Chasers”.

Allen nën çati i ka vendosur një motor 7.0-litërsh, derisa ka dhjetëfishuar kuaj-fuqinë nga 65 në 630 sosh.

Makina do vendoset në ankand, si dhe do prezantohet më 17 janar. /Lajmi.net/