Lyon shuan spekulimet për kalimin e Dembele tek Chelsea
Chelsea nuk do ta ketë të lehtë marrëveshjen për Moussa Dembele.
Sport
Përkundër zërave që thonë se Chelsea po shikojnë të nënshkruajnë me ish anëtarin e Celtic, skuadra e Lyon ka bërë të ditur se do të bëjë të pamundurën që ta mbajnë lojtarin.
Lyon kanë dërguar spekulimet drejt fundit, duke thënë se lojtari do të qëndrojë në Ligue 1.
“Lyon janë në dijeni për raportimet e medieve që thonë se Moussa Dembele mund të jetë në interesin e skuadrave të tjera gjatë kësaj merkatoje. L’OL ripërsërit dëshirën për ta mbajtur Moussa Dembele. Klubi ka besim tek Moussa dhe kalkulon në të” thuhet në një deklaratë të klubit.
Skuadra e Frank Lampard duhet të shoh edhe për ndonjë alternativë tjetër, nëse duan që me patjetër ta përforcojnë fazën ofensive. /Lajmi.net/