Vdes punëtori i KEK-ut që u lëndua para pak ditësh në vendin e punës

Ka ndërruar jetë punëtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Milazim Binaku, i cili ditë më parë u lëndua rëndë në vendin e punës. Për vdekjen e të njëjtit njoftoi sot sindikata e KEK-ut. “Njoftojmë të gjithë punëtorët e KEK-ut se një javë pas lëndimit që pësoi në vendin e punës, u nda nga jeta shoku,…

Lajme

16/07/2026 11:08

Ka ndërruar jetë punëtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Milazim Binaku, i cili ditë më parë u lëndua rëndë në vendin e punës.

Për vdekjen e të njëjtit njoftoi sot sindikata e KEK-ut.

“Njoftojmë të gjithë punëtorët e KEK-ut se një javë pas lëndimit që pësoi në vendin e punës, u nda nga jeta shoku, kolegu dhe bashkëpunëtori ynë i nderuar, Milazim Binaku. Në këto çaste të rënda, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Binaku, të afërmve, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të dhe u prehtë në paqe.”, thuhet në njoftimin e sindikatës.

60 vjeçari ishte lënduar rëndë, pasi u godit në kokë nga një mjet i fortë, derisa po punonte në “Kosovamont” në kuadër të KEK-ut.

Edhe pse pas lëndimeve të marrë u dërgua për trajtim në QKUK, i njëjti nuk ka arritur t’iu bëjë ballë plagëve të marra./Lajmi.net/