Transferi i ri i Juves i nënshtrohet këtë javë testeve mjekësore

Ylli i Parma, Dejan Kulusevski pritet t'i nënshtrohet testeve mjekësore me Juventusin më vonë këtë javë.

Sport

31/12/2019 13:29

Juve rrëmbeu lojtarin ndaj rivalëve kryesor, me lajmet se ata kishin rënë dakord një marrëveshje për të nënshkruar me Kulusevski, i cili kishte qenë një shënjestër për Interin.

Sky Sport Italia konfirmon se Bianconeri do të paguajë 35 milionë euro për sulmuesin në pronësi të Atalanta, me 10 milionë të tjera si bonus, përcjell lajmi.net.

Për më tepër, ai është caktuar të bëjë teste mjekësore të enjten ose të premten para se të zyrtarizojë transferimin e tij.

Kulusevski do të nënshkruajë një kontratë pesë vite e gjysmë, me vlerë 2.5 milion euro në sezon plus bonuse.

Tani mbetet për t’u parë nëse Zonja e Vjetër është e përgatitur ta mbajë 19-vjeçarin në Parma, ku aktualisht është i huazuar, apo ta sjellë menjëherë në Torino. /Lajmi.net/