Shërben një ushtar me mjekër për herë të parë në historinë e trupave amerikan
Një ushtar i Gardës së Ushtrisë së Nevadës që po shërben në Afganistan iu është bërë një përjashtim që ta mbajë mjekër, për shkaqe të besimit të tij pagan.
Bota
Garda e Ushtrisë së Nevada tha këtë muaj se rreshteri Benjamin Hopper i klasit të parë është ushtari i parë që merr një aprovim fetar për mos-heqjen e mjekrës, transmeton lajmi.net.
Paganizmi skandinav është një fe politeiste që bazohet në besime dhe praktika të lashta të lidhura me zonën gjeografike të Skandinavisë.
Hopper, 34 vjeç, nga Alabama e SHBA-ve, tha se ka praktikuar besimin pagan skandinav për rreth dy dekada dhe ai theksoi se bindjet e tij plotësojnë etikën e ushtrisë.
Ky vendim aprovohet pasi në vitin 2017, Departamenti i Mbrojtjes zgjeroi listën i pranimit të besimeve të njohura dhe tregoi se si mund të aplikojnë ushtarët dhe t’u lejohen mjekrat, si dhe çallmët e shamitë. /Lajmi.net/