Barcelona pas David Silvas

Skuadra e Barcelonës mund të bëjë një transferim befasues.

Sport

28/12/2019 18:16

Kampionët e La Liga, Barcelona, duket se janë të interesuar për shërbimet e mesfushorit spanjoll, David Silva.

Silva, 33 vjeçar, është në fundin e kontratës me Manchester City, dhe ka bërë të ditur se nuk do të nënshkruajë kontratë të re.

Katalanët janë të interesuar të sigurojnë nënshkrimin e mesfushorit veteran, i cili do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit, transmeton lajmi.net.

Bordi drejtues i skuadrës katalane duket se e pëlqen shumë lojtarin dhe do të synojnë të afrojnë në ‘Camp Nou’.

Mbetet të shihet nëse Silva do të jetë i gatshëm për një tjetër aventurë të madhe. /Lajmi.net/