Pogba i çon mesazh të rëndësishëm Juventusit

Maurizio Sarri është i prirur të forcojë mesfushën e Juventusit në afatin kalimtar të janarit, me yllin e Manchester United, Paul Pogba i gatshëm të kthehet në Torino.

Sport

25/12/2019 09:00

Performancat e dobëta të Zonjës së Vjetër në fundin e vitit 2019 e kanë çuditur klubin, të cilët dëshirojnë të forcojnë skuadrën në mënyrë që të garojnë për të gjithë trofetë e mundshëm.

Pogba është i hapur për rikthimin te Bianconeri dhe oferta e re e Juve është 60 milionë euro plus Emre Can për Manchester United në këmbim të shërbimeve të francezit, përcjell lajmi.net.

Me kthimin e Pogba, italianët do të shtojnë një prani fizike në mesfushën e tyre përkrah Miralem Pjanic dhe Blaise Matuidi.

Sami Khedira është jashtë për disa muaj pasi ka pësuar një dëmtim në gju dhe francezi është parë të jetë lojtari ideal për të mbushur boshllëkun e gjermanit.

Ndër të tjera, Pogba para se të largohej i ka thënë drejtuesve të kampionëve të Serie A se ”nëse keni nevojë për mua, unë do të vi prapë”. /Lajmi.net/