Mandzukic në teste mjekësore tek Al – Duhail
Mario Mandzukic është shumë afër largimit nga Juventus.
Sport
Ylli kroat i cili vesh fanellën e Juventus pritet të largohet nga qyteti i Torinos gjatë merkatos së janarit.
Mandzukic thuhet të jetë parë në Katar, ku po kryen testet mjekësore tek skuadra e Al – Duhail, transmeotn lajmi.net.
Mario ishte afër transferimit tek kjo skuadër edhe gjatë merkatos së verës, por një marrëveshje nuk u finalizua.
Mandzukic ka shënuar 44 gola dhe ka shtuar 18 asistime me Juventus, që kur kaloi nga Atletico Madrid në vitin 2015.
Mbetet të shihet nëse do të zyrtarizohet kalimi i tij tek Al – Duhail. /Lajmi.net/