Marash Kumbulla përfundon në radarin e Inter dhe Juventus
Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, ka zgjuar interesimin e gjigantëve të Serie A.
Sport
Kumbulla, i cili luan me fanellën e Veronës, ka regjistruar disa paraqitje të mrekullueshme në partneritet me Amir Rrahmanin e Kosovës.
Paraqitjet e mira të Kumbullës duket se nuk i kanë ikur skuadrës së Inter dhe asaj të Juventus, që tashmë janë interesaur për lojtarin.
‘Calciomercato’ bën të ditur se Inter dhe Juve po e vëzhgojnë me kujdes yllin e Veronës, transmeton lajmi.net.
19 vjeçari ka impresionuar në Serie A këtë sezon dhe tashmë interesimi për shqiptarin është i madh.
Kumbulla ka një kontratë valide me Veronën deri në vitin 2022. /Lajmi.net/