Finalja e Superkupës në Riad: Kështu do të duket fanella e Ronaldos me shkronjat arabe

Juventus dhe Lazio do të luajnë finalen e Superkupës së Italisë në Riad.

Sport

20/12/2019 20:16

Kjo ndeshje do të jetë e veçantë pasi është hera e parë që finalja e Superkupës do të luhet në Riad.

Për këtë ndeshje, skuadrat do të duhet t’i kenë fanellat e tyre të shkruar me shkronjat arabe.

Kjo do të jetë hera e parë që Cristiano Ronaldo të ketë emrin në fanellë të shkruar në këtë mënyrë.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell fanellën e Ronaldos për të treguar se si do të duken fanellat e skuadrave në këtë finale. /Lajmi.net/