Emrat e skuadrave që fituan më shumë para nga faza e grupeve të L.K

Gjigantët bavarez të Bayern Munich janë skuadra që kanë siguruar më së shumti të ardhura nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Sport

20/12/2019 13:40

Kampionët e Bundesligës kaluan tutje nga vendi i parë i grupit B, duke fituar të gjashtë ndeshjet.

Me të ardhurat nga të drejtat televizive, Bayern Munich kanë fituar 70 milionë funte.

Pas tyre renditet Barcelona, që ka fituar 69 milionë funte, që gjithashtu nuk pësuan humbje në fazën e grupeve.

Juventus që fazën e grupeve e mbylli me 16 pikë, ka fituar 68 milionë funte, ndërsa Manchester City, renditet si skuadra angleze që siguroi më së shumti të ardhura, 66 milionë./Lajmi.net/