Juventus mund të transferojë Icardin shkaku i një klauzole të veçantë në kontratë

Mauro Icardi verën e fundit me formulën e huazimit nga Inter kaloi te PSG, dhe në 16 ndeshje, argjentinasi ka arritur të shënoi 13 gola.

Sport

20/12/2019 09:59

Pritet që kampionët e Francës të blejnë shërbimet e Icardit, pasi ka një klauzolë në kontratën e tij që mundëson që ky transferim të realizohet për 70 milionë euro.

Por, Corriere dello Sport ka zbuluar një tjetër kusht në kontratë, dhe se Icardi mund të vendos veton, për të bllokuar këtë transferim.

Konkretisht, agjenti dhe gruaja e tij, Wanda Nara, do ta kenë fjalën e fundit në negociata.

Edhe pse mediet janë të bindura që Icardi do të mbetet te PSG, megjithatë ekziston një skenar me të cilin Juventus mund të ‘vjedhë’ Icardin nga kampionët e Francës.

Në Itali kanë përmendur situatën e ngjashme të Mohamed Salah në vitin 2015.

Egjiptiani ishte një lojtar i Chelsea i huazuar te Fiorentina dhe klubi nga Firence dëshironte transferimin e tij, por Salah inistojë të largohej drejt Romës, ku edhe përfundimisht u transferua.

Në atë rast, Fiorentina kishte duart e lidhura, dhe transferimi u shoqërua me një precedent të rrallë./Lajmi.net/