Lajm i keq për Juventusin para finales së Superkupës

Juventus ka marrë lajm të keq nga Alex Sandro, tre ditë para Superkupës kundër Lazios të dielën.

Sport

19/12/2019 18:30

Alex Sandro u largua shtatë minuta para fundit në fitoren 2-1 të Juves ndaj Sampdoria mbrëmë, dhe klubi njoftoi këtë pasdite ai po i nënshtrohej fizioterapisë.

Tani mbetet të shihet nëse mbrojtësi i majtë do të rikuperohet në kohë për udhëtimin në Riad, përcjell lajmi.net.

Portieri Wojciech Szczesny, ndërkohë, punoi në palestër në vend të stërvitjes me skuadrën.

Polaku i ka humbur dy ndeshjet e fundit të Bianconeri, kështu që Gianluigi Buffon mund të nis nga fillimi në ndeshjen që zhvillohet në Arabinë Saudite. /Lajmi.net/