Mësohet lartësia që arriti Ronaldo tek kërcimi për gol ndaj Sampdorias

Një gol i bukur i Cristiano Ronaldos i solli fitoren Juventusit në udhëtim te Sampdoria të mërkurën mbrëma, për të marrë kreun në Serie A.

Sport

19/12/2019 08:41

Ylli portugez tregoi atletizëm super njerëzor, duke kërcyer 2.56 metra, për të shënuar me kokë në portën e vendasve.

“Jam shumë i lumtur për fitoren. Ishte një ndeshje shumë e mirë. Sampdoria luajti shumë mirë. Ekipi kishte një qëndrim të mirë”, ka deklaruar Ronaldo, përcjell lajmi.net.

Ronaldo te momenti i golit pati shkëputje nga toka prej 71 centimetrave.

34 vjeçari këtë sezon ka shënuar dhjetë gola në Serie A./Lajmi.net/