Buffon vendos rekord të ri në Serie A
Gianluigi Buffon ka vendosur rekord të ri në Serie A.
Sport
Portieri i Juventusit ka barazuar legjendën e Milanit me paraqitjet në elitën e futbollit italian.
Buffon ka nisur nga minuta e parë ndeshjen mes Sampdorias dhe Juventusit. Kjo është paraqitja e 647 për ish portierin e Kombëtares së Italisë në Serie A, shkruan lajmi.net.
Numër të njëjtë të paraqitjeve ka edhe Paolo Maldini, për kohën e kaluar te Milan.
Buffon ka nevojë edhe për një paraqitje, për t’u bërë lojtari me më së shumti paraqitje në histori të Serie A./Lajmi.net/