Benatia zbulon një rrëfim interesant me Ronaldon: Ky njeri nuk është normal

Medhi Benatia kaloi vetëm një sezon me Cristiano Ronaldo në Juventus por ishte e mjaftueshme për të kuptuar që superylli portugez ishte si asnjë lojtar tjetër që ai kishte hasur.

Sport

17/12/2019 16:42

Mbrojtësi maroken kujtoi një rrëfim nga sezoni 2018/19 pas një ndeshje.

“Ne të dy ishim zëvendësues në një ndeshje në Bergamo sepse tre ditë më vonë kemi pasur një ndeshje tjetër dhe trajneri bëri rotacione”, i tha ai RMC Sport, transmeton lajmi.net.

“Kur ishim në autobus në Torino, Ronaldo më dërgoi një mesazh: ‘Çfarë do të bëni tani?’

Benatia sqaroi se ishte ora njëmbëdhjetë e natës dhe po shkonte në shtëpi.

“A nuk ndjeni nevojë për të pasur një sesion stërvitje? Unë nuk u djersa sot, më duhen. A nuk do të vini me mua?”, kujtoi Benatia pyetje e Cristianos.

Benatia u përgjigj: “Unë thjesht dua të shkoj në shtëpi dhe të ulem para TV”.

Ndër të tjera ai tregoi se si 34-vjeçari sakrifikon të gjithë jetën e tij për futbollin. /Lajmi.net/