Muller për shortin ndaj Chelsea: Jemi favoritët, duhet ta dëshmojmë
Thomas Muller është shprehur optimist për duelin me Chelsea.
Sport
Bayern Munich dhe Chelsea janë vënë përballë njëra tjetrës nga shorti i hedhur në Nyon të Francës, për 1/16-ën e Ligës së Kampionëve.
Muller beson se Bayern Munich mund të kualifikohet tutje, duke refuzuar të bëjë një ndërlidhje me finalen e vitit 2012.
“Është e qartë se nuk mund të kesh skuadër të vogël në 1/16-ën e finales në Ligën e Kampionëve. Ne kemi vetëbesim. Ndihem mirë për shortin” ka thënë Muller, transmeton lajmi.net.
“Chelsea kanë lojtarë që mund të na dëmtojnë. Ata kanë individa në sulm që kanë kualitetet të larta. Por, është rreth performancës së skuadrës, jo të individave. Ne duam të jemi favoritët dhe duhet të justifikojmë këtë” ka thënë tutje gjermani.
Chelsea fitonte kundër Bayern Munich në finalen e vitit 2012, pas penalltive, në një ndeshje që përfundonte 1:1. /Lajmi.net/