Inter vihet pas yllit të Chelsea
Skuadra e Inter po synon transferimin e njërit prej yjeve të Chelsea.
Sport
Marcos Alonso, lojtari që mbulon krahun e majtë të mbrojtjes, ka përfunduar në radarin e Inter, para merkatos së janarit.
‘Corriere dello Sport’ shkruan se liderët e Serie A janë të vendosur të transferojnë spanjollin në ‘San Siro’, transmeton lajmi.net.
Problemi i vetëm në këtë situatë duket të jetë çmimi që Chelsea ka vendosur për kartonin e lojtarit.
‘Blutë’ e Londrës po kërkojnë rreth 35 milionë euro për targetin e Interit të Antonio Contes. /Lajmi.net/