Ronaldo: Kundër Realit në finale? Do ta nënshkruaja që tani
Cristiano Ronaldo do të dëshironte një finale mes Juventusit dhe Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
Sport
Portugezi ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve me Real Madridin, tek e cila skuadër është paraqitur për nëntë vite.
Pikërisht Real Madrid, janë kundërshtarët e mundshëm të Juventusit në 1/8 së finales.
Por, një përballje kundër Realit, Ronaldo nuk e dëshiron kaq herët, duke preferuar finalen.
“Reali janë një skuadër e jashtëzakonshme. Por nëse më pyetni mua, unë do të doja t’i takoja më vonë”, ka deklaruar Ronaldo, përcjell lajmi.net.
“Në finale? Do të nënshkruaja tani për t’i takuar në finale”./Lajmi.net/