Juventusi vendos për Sarrin

Trajneri i Juventusit Maurizio Sarri ka mbështetjen e presidentit Andrea Agnelli për të kthyer formën e mirë pas vuajtjeve kohëve të fundit.

Sport

10/12/2019 16:03

Për gjigantët e Torinos, asgjë më pak se titulli i Serisë A nuk do të mjaftojë, por ndërsa afrohet pushimi i dimrit, ata e gjejnë veten në pozitën e dytë dhe duke luftuar ngushtë me liderin Inter.

Një barazim kundër Sassuolo u pasua nga një humbje 3-1 ndaj Lazios, duke bërë që futbollistët e Sarri të hynë në një mini-kriz, transmeton lajmi.net.

Si i tillë, Sarri e gjen me plotë dyshime të ardhmen e tij, pasi mbërriti në Itali vetëm para gjashtë muajve.

Agnelli, megjithatë, i ka ofruar besimin e tij ish-trajnerit të Napolit 60-vjeçar.

“Sarri ka marrë një sfidë të fortë dhe të vështirë”, citon Gazzetta dello Sport atë çka u bisedua para darkës së Krishtlindjeve. “Por ne e dimë së bashku, mund t’i fitojmë të gjitha trofetë”. /Lajmi.net/