Juventus rivalizon Man Unitedin për sensacionin e Evropës
Erling Haaland do të jetë lojtari më i kërkuar në verën e vitit 2020.
Sport
Sulmuesi norvegjez po kalon momentet më të mira në karrierën e tij, duke u shndërruar në një sensacion në Evropë.
Shumë skuadra tashmë kanë ngjallur interesim për transferimin e tij, përfshirë edhe Manchester United, që duken më serioz në këtë interesim.
Manchester United në garën për Haaland, do të rivalizohen nga Juventus, shkruan Tuttosport, përcjell lajmi.net.
‘Zonja e Vjetër’ po vështron situatën e 19 vjeçarit, dhe mund të befasojë të gjithë me një ofertë të mirë./Lajmi.net/