Sarri: CR7, Dybala dhe Higuain nuk mund të luajnë së bashku

Maurizio Sarri ka ritheksuar se Juventus nuk mund të luajë me tre sulmues në të njëjtën kohë.

Sport

06/12/2019 17:12

Trajneri italian është përballur me pyetjen e vazhdueshme këtë sezon në lidhje me mundësinë e përdorimit në të njëjtën kohë të Cristiano Ronaldos, Paulo Dybala dhe Gonzalo Higuain.

Dybala u la në bankinë në ndeshjen e fundit në Serie A, me Ronaldon dhe Higuain që startuan në barazimin 2:2 kundër Sassuolos.

“Tani për tani, të luash me tre përpara është e vështirë për shkak të karakteristikave të lojtarëve”, ka deklaruar Sarri në një konferencë për media, përcjell lajmi.net.

“Ju nuk mund të ndaloni Dybalan të bjerë thellë, dhe në të njëjtën kohë karakteristikat e Cristianos nuk janë për të luajtur shumë në qendër. Ne duhet të marrim disa masa paraprake për të mbuluar sa më shumë zonën e ndëshkimit”./Lajmi.net/