Lajm i keq për Juventusin, humb për tre muaj mesfushorin titullar

Juventus ka humbur për tre muaj mesfushorin Sami Khedira, i cili i është nënshtruar një operacioni.

Sport

05/12/2019 10:54

Mesfushori gjerman është zbuluar se kishte lënduar ligamentet në gjurin e djathtë, ku ka humbur ndeshjen e fundit kundër Sassuolos.

Khedira, që ka qenë i rregullt nën urdhrat e Maurizio Sarrit, është operuar me sukses në Augsburg.

Ai nuk do të mund të ndihmojë Juventusin në tre muajt e ardhshëm, përcjell lajmi.net.

32 vjeçari këtë sezon ka bërë 17 paraqitje për Juventusin, duke mos arritur të shënojë gol.

Ai te Juventus është transferuar në vitin 2015 nga Real Madrid, si transferim i lirë./Lajmi.net/