E dashura i del në mbrojtje Ronaldos: Ti vazhdon të tregosh çfarë është të jesh numër një

E dashura e Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez ka postuar një status lavdërues për yllin e Juventusit pasi ai refuzoi ceremoninë e Topit të Artë këtë javë ku përfundoi i treti.

Sport

04/12/2019 14:33

Lionel Messi fitoi të hënën Topin e Artë të gjashtë në Paris të hënën, duke parakaluar Ronaldon i cili e ka fituar pesë herë në karrierën e tij deri më sot.

Por këtë vit, Ronaldo përfundoi i treti dhe mbrojtësi i Liverpool, Virgil van Dijk, u votua i dyti. Ronaldo nuk e përcolli ngjarjen, përcjell lajmi.net.

Në një postim në Instagram të mërkurën, Rodriguez shkroi: ”I pakrahasueshëm, i pandalshëm, i guximshëm.

”Ka shifra dhe tituj, nga e gjithë kjo ju jeni protagonist me rezultatet më të mira, siç janë: Liga e Kombeve, Kupa e Italisë, Kampionati i Serisë A, Lojtari më i mirë i Serisë A, ndër të tjera”.

”Por për fat të mirë as çmimet dhe titujt nuk flasin vetëm për ju, edhe nëse keni shumë prej tyre”.

”Ajo që flet më mirë për ju është vetja juaj, pasioni juaj, uria juaj për vetë-përmirësim, miqësia juaj, sepse ju jeni frymëzimi i futbollit dhe sportit për miliona e miliona njerëz”.

“Ju nuk keni frikë nga sfidat, ju largoheni nga zona juaj e rehatisë dhe vazhdoni ta tejkaloni veten dhe t’i tregoni botës se si është të jesh Numri. Unë të dua”. /Lajmi.net/