Xhensila bën thirrje të ndihmojnë familjen që nga tërmeti humbi shtëpinë dhe të afërmit
Xhensila Myrtezaj ka bërë apel të ndihmohet një familje në nevojë.
ShowBiz
Xhensila Myrtezaj këto ditë është angazhuar bashkë me vullnetarët që t’i ndihmojnë familjet në nevojë, shkruan lajmi.net.
Madje, përmes rrjeteve sociale, ajo ka apeluar edhe tek miqtë dhe fansat që kushdo që ka mundësi t’iu dalë në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti.
Së fundi, ajo publikoi të dhënat nga xhirollogaria e një familje, të cilët humbën shtëpinë dhe të afërmit nga tërmeti i 26 nëntorit.
“Nje nga familjet e demtuara nga termeti, te cilet pervec shtepise kane humbur njerezit me te shtrenjt”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/