Valbona e mbuluar nga bora, pamje mahnitëse

Borë ka renë sot edhe në Valbonë, atje ku natyra merr një pamje krejtësisht tjetër në çdo stinë të vitit.

Lajme

03/12/2019 14:51

Parku Kombëtar i Valbonës në zonën e Tropojës, një prej destinacioneve turistike më të njohura në veri të Shqipërisë është mbuluar nga bora.

Lajmi.net ka siguruar fotografi nga kjo pjesë e Valbonës ku pamjet e natyrës mahisin me bukurinë.

Zona e Valbonës frekuentohet nga vizitorë të shumtë edhe gjatë kësaj periudhe për shkak të klimës si dhe mundësisë për sporte dimërore. /Lajmi.net/