Motra e Ronaldos i kundërpërgjigjet Van Dijk

Motra e Cristiano Ronaldos, Katia Aveiro iu kundërpërgjigj Virgil van Dijk në Instagram pasi mbrojtësi bëri shaka se sulmuesi i Juventusit nuk ishte "rival" për Topin e Artë të këtij viti.

Sport

03/12/2019 12:28

Ylli i Barcelonës, Leo Messi fitoi çmimin për herë të gjashtë në karrierën e tij në mbrëmjen e organizuar në Paris, në të cilën mbrojtësi holandez u rendit i dyti.

Fituesi i pesëfishtë Ronaldo nuk mori pjesë në ceremoni, pasi zgjodhi të paraqitej në ‘Gran Gala del Calcio’ në Milano pasi fitoi çmimin Lojtari më i mirë i Serie A, përcjell lajmi.net.

“Tani, i dashur Virgil, ku po shkoni? Cristiano Ronaldo ka shkuar dhe është rikthyer një mijë herë”, filloi ajo.

“E shihni, i dashuri Virgil, që Cristiano Ronaldo ishte kampion tre herë në vendin ku luani ju prej vitesh dhe akoma nuk keni fituar trofeun”.

“Cristiano Ronaldo ishte edhe lojtari më i mirë dhe golashënuesi më i mirë në vendin ku luani Virgil. Meqë ra fjala, unë kam qenë edhe më i ri se ju”, përfundoi Katia. /Lajmi.net/