“Real Madrid vendosi që CR7 të mos e fitonte Topin e Artë vitin e kaluar”

Real Madrid ia mohoi Cristiano Ronaldos të fitoi Topin e Artë për të gjashtën herë sepse nuk ishte më lojtar i klubit nga La Liga, sipas mbrojtësit të Juventusit, Giorgio Chiellini.

Sport

03/12/2019 09:06

Ronaldo që u transferua te Juventus nga Real Madrid në vitin 2018, kishte përfunduar në vendin e dytë në ceremoninë e vitit të kaluar, pas ish bashkëlojtarit të tij, Luka Modric.

Këtë vit fitues i Topit të Artë është Lionel Messi, i cili fitoi Topin e Artë për herë të gjashtë, duke shkuar një më shumë se Ronaldo, që numëron pesë trofe të Topit të Artë.

Duke folur në ceremoninë ‘Gran Gala awards’ në Milano, Chiellini ka akuzuar Real Madridin për mos fitimin e Topit të Artë nga Ronaldo, sepse ‘Los Blancos’ kërkonin që këtë trofe ta marr një lojtar i tyre.

“Është në rregull që Messi e ka fituar Topin e Artë këtë vit”, ka deklaruar Chiellini, përcjell lajmi.net.

“Vjedhja e vërtetë ishte vitin e kaluar, Real Madrid vendosi që Cristiano nuk duhet të fitojë Topin e Artë. Ishte vërtetë e çuditshme”.

“Cristiano fitoi Ligën e Kampionëve, (por supozoj) me atë logjikë që Van Dijk duhej ta kishte fituar këtë vit”.

“Ndoshta vitin e kaluar Griezmann, Pogba ose Mbappe duhej të kishin fituar për gjërat e jashtëzakonshme të bëra në Kupën e Botës. Modric nuk kishte kuptim”./Lajmi.net/