Vazhdon debati – “Ronaldo është lojtari më i mirë në histori të futbollit”

Agjenti Jorge Mendes ka insistuar se Cristiano Ronaldo duhet të njihet si ‘Lojtari më i mirë në histori’, pavarësisht humbjes në Topin e Artë.

Sport

03/12/2019 08:07

Ronaldo ka përfunduar i treti në garën për Topin e Artë, pas Lionel Messit si fitues dhe Virgil van Dijk, që mori vendin e dytë.

Messi që sezonin e kaluar me Barcelonën fitoi La Ligan, ka fituar për të gjashtën herë Topin e Artë.

“Cristiano është lojtari më i mirë në histori, ju e dini atë”, ka deklaruar Mendes para gazetarëve në ‘Gran Gala del Calcio’, në eventin e shpërblimit të më të mirëve në Serie A.

Cristiano Ronaldo në karrierën e tij ka fituar pesë herë Topin e Artë./Lajmi.net/