‘Kopa Trophy’, ZYRTARE: De Ligt lojtari më i mirë i ri

Në Paris të Francës është ndarë çmimi për lojtarin më të mirë të ri.

Sport

02/12/2019 20:45

‘France Football’ ka ndarë ‘Kopa Trophy’, për lojtarin më të mirë të ri në botë, shkruan lajm.net.

Në mbrëmjen gala që po mbahet në Paris, Matthijs De Ligt u stolis me çmimin si më i miri.

De Ligt pati sezon të jashtëzakonshëm me Ajax, duke prekur fazën  gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve, si dhe duke fituar ligën e Holandës.

De Ligt aktualisht luan me Juventus. /Lajmi.net/