Ceremonia e Topit të Artë pa Ronaldon – portugezi nuk udhëton drejt Francës

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë pjesëmarrës në ceremoninë ku do të ndahet Topi i Artë.

Sport

02/12/2019 17:22

Sonte, në Francë, do të mbahet ceremonia ku do të ndahet çmimi më prestigjioz individual, Topi i Artë, nga prestigjiozja franceze, ‘France Football’.

Favoriti për të marrë këtë çmim është Lionel Messi, i cili do të regjistronte të gjashtin nëse arrin një gjë të tillë.

Si duket, këtë gjë e ka kuptuar Cristiano Ronaldo, i cili nuk do të paraqitet në ceremoninë në Paris, bën të ditur ‘Sportmediaset’, transmeton lajmi.net.

Konkurrenti kryesor i këtij viti për Messi është Virgil van Dijk, me gjitha kuotimet që e lënë të pashpresë Ronaldon.

Arsyeja se Ronaldo ka përfunduar jashtë top treshes thuhet të jetë kryesorja pse ai nuk udhëtoi drejt Francës. /Lajmi.net/